Meta: Kam plane kombëtare shumë të mëdha! Ndëshkim popullor Edi Ramës

Premte, 28 October 2022 08:17

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mohoi të ishte ai emri i superpolitikanit që i kishte propozuar Berishës për të drejtuar kreun e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

I ftuar në ‘Opinion’, Meta u shpreh se ka plane kombëtare shumë të mëdha për të ardhmen.


Ai zgjodhi sërish ta linte enigmë emrin e politikanit që i propozoi kryetarit të PD-së për të kryesuar listën e opozitës për Këshillin Bashkiak.

Nëse deri tani KQZ ka thënë nuk mund të regjistrojë PD pa një vendim përfundimtar. Nëse KQZ nuk e regjistron çdo të bëni?

Meta: Nuk dua të flas me supozime. Kjo është pyetje që mund t’ja drejtoni Berishës, por ndaj bindjen që çdo manovër anti-ligjore dhe kundër pluralizmit politik të drejtuar nga Rama… Më 6 mars kam qenë president e nuk jam angazhuar me këtë çështje por nuk do jemi të pa përgatitur për gjithçka.

Pas braktisjes rikthimi në garën lokale nuk është aq i thjeshtë apo jo?

Meta: Besoj se në 4 vite në një marrëzie një kosto e madhe për shqiptarët, të gjithë kanë kuptuar çmund të bëjë Rilindja kur ka 100 përqind pushtetin. Populli e qytetarët ishin të braktisur të padëgjuar, dhe marrëveshja e parime e objektivat e saj do frymëzojnë një pjesëmarrje të madhe në lokale dhe një ndëshkim shembullor për Ramën.

Kush është super politikani i propozuar Berishës?

Meta: Nuk është bërë një propozim është diskutuar për rëndësinë e fuqizimit të Këshillave bashkiake që të fusim risi të seancave live dhe të dëgjimit të qytetarëve. Në këtë Këshill të përfaqësohemi me persona sa më publik. Ka shumë super politikanë e super personalitete.

Meta: Nuk do jetë anonim do ta shihni.

E quani veten superpolitikan?

Meta: Unë jam modest. Kam plane kombëtare

Do të thotë nuk do të jeni?

Meta: Normal

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...