Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, ka thënë se nga vendimi i Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e çmimit për fashën mbi 800 KW, prek 60% të qytetarëve shqiptarë, ndërsa shton se kjo do të godasë shtesën e mesme.
Ai tha se Edi Rama do të japë përgjigje për këtë vendim.
“PD garanton se nga kjo rritje do preken të paktën 60% e qytetarëve shqiptarë, dhe preket e tërë shtresa e mesme, goditet shtresa e mesme. Edi Rama do përgjigjet për këtë vendim në një kohë që udhëton vetë me dhjetëra milion euro charter”, tha ai.