Por edhe pse fluturon me një avion personal si sheik, kryeministri Edi Rama më shumë e ka hallin te mediat. Ai bëri sot një reagim, ku nuk dha asnjë shpjegim konkret për këtë skandal me kosto mbi 22 milionë euro. Por sot ai sulmoi ekranet televizive.
Ky duket edhe si një reagim ndaj një shënimi të Top Channel një ditë më parë, ku ky televizion i kujtonte mbështetjen që i kanë dhënë për të ardhur në pushtet.“Por për çfarë dhe ndaj kujt ka neveri kryeministri i Shqipërisë, sa herë pasqyrohet një lajm, i dalë nga sistemi i dobët i TIMS, i hakeruar nga iranianet?
A duhet të kishte neveri ndaj atyre që dështuan në ruajtjen e sigurisë kombëtare, apo ndaj atyre që publikuan një të vërtetë?
Askush nuk e ka përbuzur Kryeministrin e Shqipërisë, kur ai ishte në opozitë dhe lëshonte akuza dhe të pabazuar dhe shpeshherë pa prova.
Në atë kohë, publiku dhe një pjesë e mediave, e mbështetën e në këtë mënyrë ai erdhi në pushtet pa asnjë neveri.
E besuan në 2013 dhe më parë, sepse ishte ndryshe nga rivali i tij, që reagonte me neveri ndaj çdo publikimi të skandaleve qeveritare.
Prandaj është e udhës, që koha e përbuzjes ndaj të vërtetës të ndalet, pasi të gjithë jetojmë në një vend dhe askush nuk duhet të ketë neveri ndaj të vërtetës,” thuhej në kronikën e Top Channel.