Kryeministri Edi Rama reagoi sërish sot për skandalin e çarterave.
Pa dhënë asnjë shpjegim konkret, Rama sulmoi opozitën dhe mediat, duke thënë sërish se ai udhëton me Air Albania për promocion.
Por analisti Andi Bushati shkruan se Rama mund të ketë marrë shumë gjëra të tjera për promocion.
“Kur e mendon gjatë, ky pak paska bërë me këto 137 udhëtimet promocionale në favor të Air Albania.
Sepse, për promocion, ai mund të merrte nga një apartament për çdo kullë që ngrihet në Tiranë. Mund të merrte aksione tek inceneratori për të promovuar pastrimin e qyteteve. Mund të merrte një shtëpi tek investitorët strategjikë në Dhërmi, për të reklamuar turizmin e jugut. Mund të futej aksioner te koncesioni i Rrugës së Kombit, për të afruar shqiptarët e dy shteteve. Mund të kërkonte një jaht për ta parkuar në portin e ri të Durrësit, që të dyndeshin më lehtë sheikët nga Dubai.
Vërtet, kur e mendon, ne si popull mosmirënjohës, i kemi ende shumë borxhe një brendi ndërkombëtar si Edi Rama,” shkruan ai me ironi.