Kongresmeni republikan, Lee Zeldin ka gjasa që të bëhet guvernator i Nju Jorkut.
Kështu shkruan gazeta e njohur izraelite, Haaretz, duke theksuar se Zeldin mund të bëhet i pari guvernator hebre i Nju Jorkut.
Lee Zeldin është i njohur për shqiptarët pasi ka mbrojtur çështjen e kryetarit demokrat, Sali Berisha.
Ai ka kërkuar disa herë transparencë dhe prova nga Departamenti i Shtetit për vendimin e tyre për shpalljen e Berishës si non-grata, por nuk ka marrë asgjë të tillë.
Zeldin shprehet se vendimi për Sali Berishën është një hakmarrje e Soros.
Edhe pse të dy janë hebrenj, Zeldin thotë se akuzat që i bëhen Soros nuk kanë aspak lidhje me faktin se ai është hebre.
Ndërkohë, Zeldin shprehet se vendimi i Departamentit të Shtetit për Berishën është një hakmarrje pasi ai është besnik i republikanëve.
Sipas Haaretz, Zeldin mund të bëhet guvernatori i parë republikan i Nju Jorkut që nga viti 2007. Ai beson se mbështetja që do i japë komuniteti hebre në këtë garë do të jetë shumë e rëndësishme.
Zeldin është një nga mbështetësit më të zëshëm të Donald Trump në Partinë Republikane.
Gazeta shkruan se Zeldin ka njohur një rritje të ndjeshme në sondazhe gjatë ditëve të fundit. Ai ka sulmuar rivalët sidomos për çështjen e rritjes së krimeve.
Kujtojmë se kjo është një kartë shumë e fortë në këto zgjedhje në SHBA. Republikanët akuzojnë prokurorët e caktuar me ndihmën e Sorosit, se po lejojnë lulëzimin e krimit në qytetet e mëdha.