Nё kryeqendrën gjermane mbahet Samiti i Berlinit, ku nikoqir pёr herё tё parё do jetё kancelari gjerman Olaf Scholtz
Mbajtja e këtij samiti do shënojë edhe ringjalljen e procesit meqë liderët e Ballkanit Perëndimor nuk janë takuar mё nё kuadёr tё kёsaj platforme qysh nga largimi i kancelares Angela Merkel e cila ishte njёkohёsisht edhe ideatore e kёtij procesi, shkruan Gjeraqina Tuhina e RTK/ Bruksel
Pritet qё gjashtë liderёt nga vendet e Ballkanit Perëndimor tё nёnshkruajnё tri marrëveshje, ku përfshihet liria e lëvizjes, njohja e diplomave universitare dhe kualifikimit profesional.
Nё mes tё pjesmarrёsёve do jenё edhe liderёt e institucioneve evropiane, pёrfshirё kёtu presidentin e Kёshillit tё BE-sё, Charles Michel si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Sipas paralajmërimeve, von der Leyen me kёtё rast do shpalos pakon e ndihmave financiare pёr rajonin tё cilat do ndihmojnё nё përballimin e sezonit dimëror si dhe grantet pёr reformimin e sektorit të energjisë në rajon.
Kosovën nё samit e pёrfaqёson kryeministri Albin Kurti, ndёrsa Serbinё, homologia e tij nga Beogradi, Ana Brnabiq.
Nё samit, me ftesё tё kancelarit gjerman merr pjesё edhe pёrfaqёsuesi i veçant i BE-sё pёr dialog, Miroslav Lajçak, andaj edhe nuk përjashtohet mundёsia qё, sё paku nё margjinat e samitit, tё preket çёshtja e procesit tё normalizimit tё marrëdhёnieve nё mes tё Kosovёs dhe Serbisё, ndonёse kjo temё zyrtarisht nuk ёshtё nё agjendё, raporton RTK.
Procesi i Berlinit u themelua në vitin 2014 me iniciativёn e ish-kancelares Anegla Merkel. Kjo iniciativё kishte qёllim krijimin e platformёs për bashkëpunim të nivelit të lartë midis përfaqësuesve të lartë zyrtarë të tё ashtuquajturës “Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor” ku bёjnё pjesё Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Procesi përfshin gjithashtu institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile të rajonit.
Nё periudhёn sa Merkel ishte kancelare, samitet mbaheshin rregullisht njё herё nё vit. Herёn e fundit Samiti i Procesit tё Berlinit u mbajt nё formё hibride nё vitin 2020.
Ky samit ёshtё i pari pёr kancelarin aktual Olaf Scholtz. Samiti i ardhshёm nё kuadёr tё Procesit tё Berlinit pritet tё mbahet, vitin tjetёr, nё Tiranё.