Ilir Meta: Edi Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen!

E Enjte, 03 November 2022 15:23

 

"12 Nëntori është dita kur qytetarët do të kërkojnë llogari për vjedhjen e përditshme, të pamëshirshme që iu bëhet "

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi sot se Kryeministri Edi Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen, duke e akuzuar për abuzime të rënda, vjedhje të rënda me tenderat dhe kontratat koncensionare si dhe afera të tjera.

 

“Të gjitha këto vjedhje kanë një autor dhe një përgjegjës, që është Edi Rama, - tha Ilir Meta. - Ndaj Edi Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen sepse është përgjegjësi kryesor dhe shkaktari i vetëm i shpërbërjes së shtetit dhe degradimit total të qeverisjes në një bandë hajdutësh. Ndërsa Edi Rama vazhdon të qeverisë nga ajri me charterin superluksoz, shqiptarët në tokë përballen me skamjen, varfërinë dhe mjerimin, ndaj dorëheqja dhe largimi i tij i menjëhershëm është zgjidhja e vetme që shqiptarët të mos jenë më vend ii parë në botë në kërkesat për azil.

Ashtu si në vitet ’90, kur shqiptarët ishin përballë regjimit komunist, të cilin e rrëzuan me gjithë fuqinë e tyre, edhe sot janë sërish përballë një regjimi po aq të urryer, po në dallimin se ky i sotmi është regjimi i hajdutëve dhe grabitqarëve më të neveritshëm që historia e Shqipërisë ka parë me një kryehajdut si Edi Rama në krye, i cili në vend që të jepte dorëheqjen prej kohësh, kujton se do të fitojë kohë përmes sakrifikimit të bedelave të tij, ndërkohë që është e qartë që e gjithë përgjegjësia për këtë shkatërrim të shtetit, i cili nuk i del më për zot qytetarëve të tij, por është kthyer vetëm në një instrument për të sulmuar opozitën dhe për të sulmuar intelektualët, për të sulmuar dhe denigruar pedagogët dhe gjithë zërat kritikë të shoqërisë, për të sulmuar mediat kritike dhe të pavarura, ndaj 12 nëntori është dita kur qytetarët do të kërkojnë llogari për vjedhjen e përditshme, të pamëshirshme që iu bëhet si dhe për pasigurinë totale ku e ka futur vendin, familjet shqiptare dhe qytetarët e këtij vendi, banda e Rilindjes, ndaj Edi Rama duhet japë dorëheqjen e të mos vonohet asnjë sekondë më shumë, për të mos e rënduar akoma më tej veten e tij.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...