Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa fliste në konferencën e përbashkët e vuri theksin te mbështetja për energji elektrike që Bashkimi Evropian ka ndarë për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Von der Leyen ka theksuar se BE do të japë 1 miliard euro për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj 500 milion euro do të jepen që në muajin janar, ndërsa 500 milion të tjera do të jepen më vonë për infrastrukturën e energjisë.
“Në një periudhë afatshkurtër, duhet të ulim varësinë nga karburanti rus dhe të mbajmë në kontroll çmimet. Kjo krizë kërkon veprime të pashembullt. Komisioni do të japë një paketë 1 miliard euro në grande për Ballkanin. Pjesa e parë 500 milion euro për 6 vendet. Ti vëmë në një pozitë për një afat që të mbështesin bizneset dhe familjet. Miratohet në dhjetor dhe jepet në janar. 500 milion të tjera do u jepet infrastrukturë dhe energjisë. Në gaz dhe ndërlidhës energjitike. Është me rëndësi për energjinë e ripërtëritshme. Masat për efikasitetin. Do forcojmë ofertën e furnizimit.” tha Ursula von der Leyen.
Liderët nga Kosova, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, nënshkruan tri marrëveshje për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet më 3 nëntor.