Kandidatët e primareve të PD, Belind Këlliçi, Gert Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Adriana Kalaja tregojnë në Çim Peka Live idetë e tyre se si do të veprohet me kullat që janë ndërtuar aty ku para disa vitesh ndodhej një monument kulture.
Pjesë nga intervista
Belind Këlliçi: Unë gjykoj që duhet gjetur një mënyrë për të ndërhyrë në këto site, për t'i rikthyer në identitet. Nëse ka, nëse evidentohen monumente kulture, site historike që janë ngritur kulla, duhet gjeutr një mënyrë për të ndërhyrë fort.
Gert Bogdani: Unë jam kundër tritolit, pro vizionit.
Ilir Alimehmeti: Atje ku mund të shpëtohet monument kulture, do të shpëtohet. Ne jemi në një linjë konstruktive, por elementët e legjitmitetit duhen hetuar patjetër. Nëse ai nuk është aty, duhet çuar atje ku duhet.
Adriana Kalaja: Pas Luftës së Dytë Botërore janë shkatërruar të gjitha veprat monumet kulture dhe janë rindërtuar të gjitha nga e para. Ta dëgjojnë të gjithë ata që kanë ndërtuar me lejen e Erion Veliajt, nëse qytetarët e Tiranës më votojnë do të vihet tritoli dhe të gjithë dëmet financiare do t'i kalojnë të parit Veliajt dhe gjithë zyrarëve të tjerë që kanë firmosur shembjen e identitetit të Tiranës.