Sipas Berishës, ne jemi parti e mendimit ndryshe, pasi çdo njeri do të ketë të drejtë të mbajë mendimin e tij, të kritikojë kryetarin, por në disa parime themelore ne do të jemi një
Berisha: Ne vendosëm primaret. Do jetë vota juaj dhe ky është kthimi i dinjitetit, kthimi i besimit tek anëtarësia dhe simpatizantët tanë. Nuk është më kryetari, kryesia, jo, do të jeni ju. Pse e bëmë këtë? Sepse kjo është rruga e vetme që kjo parti të ecë drejt fitores, që të jetë vërtetë demokratike. Kjo parti të shohë me besim të madh në të ardhmen e saj, përndryshe ajo kaloi nga disfata në disfatë, nuk meritonte të vazhdonte më tutje jetën. Por ju e rithemeluat.
Ju them atyre demokratëve dhe demokratëve që janë hatërmbetur me ne. Ju them se nuk ka rrugë më fisnike bashkimi se sa barazia para statutit tonë, se sa e drejta e barabartë e secilit prej nesh të kandidojë, të propozojë dhe të votojë. Unë u them se çdo demokrat dhe demokrate që do të shohë fitimtare PD-në dhe jo një forcë politike që tërhiqet për kapistre nga Edi Rama, duhet të ndjehet krenar me këtë, duhet ta ndjejë veten të vlerësuar, duhet të ndjejë investimin e tij që ka bërë ndër vite. Në asnjë lloj rrethane ne nuk mund të bashkohemi më mirë se në këto përpjekje.
Ne jemi parti e mendimit ndryshe. Po, çdo njeri do të ketë të drejtë të mbajë mendimin e tij, të kritikojë kryetarin, por në disa parime themelore ne do të jemi një. Çfarë do të më thonit sot nëse unë do të bëja kompromis me votën tuaj dhe pushtetin tuaj? Ishte një rrugë e dështuar ajo që nisëm, kjo s’mund të ndodhë. Të bëjmë gjithçka për të konsoliduar këtë praktikë, për suksesin e saj. Ftoj të rinjtë, zonjat, vajzat, shoqërinë civile të kandidojë, të propozojë. Ne jemi njerëz të lirë dhe liria është reale vetëm midis njerëzve të barabartë dhe ne duhet të jemi të barabartë me njëri-tjetrin. Të gjithë jemi njëlloj para statutit tonë, para ligjit tonë, para të drejtave tona. Edhe njëherë gjej rastin të ftoj çdo demokrat dhe demokrate në këtë betejë.
Treni nuk mund të ndalet. Treni ynë është nisur drejt fitores. Nuk ka të ndalur. Për çdo demokrat dhe demokrate ka vend në vagonët e tij, por ai nuk ndalet, nuk e ndalon dot Edi Rama, nuk e ndalon dot asnjë forcë kombëtare e ndërkombëtare, ne besojmë te liria, te interesi kombëtar. Kjo fushatë elektorale do të jetë më e bukura, më e lira, më fitimtarja në historinë e PD