“Nuk kemi asnjë lloj kundërshtimi për projektin, por të paktën të marrim të drejtën tonë. Projekti është devijuar shumë herë. Mos e shisni veten për 50 mijë lekë o burrë i dheut. Mua nuk më kanë vënë në dijeni se ku kalon projekti. Asnjë dokument i protokolluar nuk ka ardhur”, tha njëri prej banorëve.Ai shtoi se do të mbrojë të drejtën e vet pasi kanë punuar prej vitesh në kurbet dhe nuk mund të qëndrojë duarkryq para padrejtësive.
“Do të bëhet më madhe kjo, dihet ai muhabet. Duhet të mbrojmë të drejtën tonë, kam punuar 15 vjet në kurbet dhe të prishet për një orë”, shtojnë ata.
“Po na soset durimi. Hajdeni uluni me ne. Më vjen keq për ju, që ju përdorin në protesta të tilla. Pse e mbështesni një të paligjshëm”, theksoi një protestues tjetër.