Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i PD, Sali Berisha, kanë shkëmbyer repika në distancë, lidhur me largimet masive të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.
Kreu demokrat, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po sulmon qeverinë britanike, për interesa të këshilltarit të tij , duke iu referuar ish- kryeministrit Tony Blair.
Pak minuta, pas deklaratës për shtyp, të liderit të opozitës, Kryeministri Edi Rama, u kundërpërgjigj përmes një statusi në tëitter. Rama akuzoi ish kryeministrin Berisha se ka eksportuar luftën e brendshme politike, në mediat e huaja.
Çfarë shqiptari je kur ia beson votën dhe përfaqësimin tënd dikujt që sulmon Shqipërinë në gjuhë të huaj? Politikanët që s’kanë asnjë dinjitet me të huajt dhe që luftën politike e eksportojnë në mediat e huaja, janë një llum ku jo besimi po as vështrimi nuk duhet hedhur!
Prej disa ditësh, numri I lartë I shqiptarëve që largohen me gomone drejt Britanisë së Madhe, është kthyer në shqetesim për Mbretërine e bashkuar, duke kulmuar me deklaratat e sekretares se brendshme britanike, që e cilësonte këtë eksod, si pushim nga shqiptarët.