Siç ishte njoftuar nga Sindikata, protesta po zhvillohet përpara Universitetit Politeknik të Tiranës.
Profesorët e fushave të ndryshme po theksojnë problemet e arsimit të lartë në Shqipëri, i cili ka mbetur pothuajse jashtë vëmendjes së qeverisë.
“E kemi humbur luksin për të qëndruar indiferentë”, tha njeri nga pedagogët në fjalën e tij.