Kryetari i PD Sali Berisha e ka quajtur krizën aktuale në Kosovë se vetëm në aparencë ka problemin e targave por në thelb është projekti i Serbisë së madhe dhe i konfliktit që ‘Putini i madh’ dhe ‘Putini i vogël’ duan të ndezin në Ballkan.
Sipas Berishës, Rama është vetëm një vasal i Putinit të vogël dhe se Vuçiç ta ketë të qartë se shqiptarët do të reagojnë si një komb i vetëm.
Berisha: E vërteta është se kriza aktuale mes Kosovës dhe Serbisë vetëm në aparencë ka problemin e targave por në thelb është projekti i Serbisë së madhe dhe i konfliktit që ‘Putini i madh’ dhe ‘Putini i vogël’ duan të ndezin në Ballkan. Në këtë kontekst Edi Rama është dhe mbetet një vasal i Putinit të vogël dhe me këtë shpjegohet edhe pseudoreagimi i tij ndaj një sherri jo të vogël edhe ky pseudoreagim tepër i vonuar. Megjithatë dua të theksoi se në çdo rrethanë Vuçiç duhet ta ketë të qartë se shqiptarët do të reagojnë si një komb i vetëm dhe të mos llogarisë asgjë te vasali i tij në Tiranë Edi Rama mbasi shqiptarët e kanë të qartë se ai përfaqëson thjesht një vegël të tij një tradhtar të vërtetë të kombit shqiptar.