Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha përpara Kuvendit, se pas aferës së Portit të Durrësit qëndrojnë vëllezërit Kariç, që njihen edhe si financues të Aleksandër Vuçiç dhe Aleksandër Lukashenko të Bjellorusisë.
“Dubai City në Durrës është mega-afera më e madhe, në të cilën bashkohen Aleksandër Vuçic, Edi Rama dhe Aleksandër Lukashenko. Epiqendër e kësaj afere janë vëllezërit Kariç, që janë të mirënjohur si portofoli financiar i Aleksandër Lukashenkos.
Kompanitë e Dragomirit, Nebojshës dhe gjithë familjes Kariç, kanë qenë kompani mbizotëruese këto vite në Bjellorusi dhe Beograd.
Këto kompani janë të sanksionuara ashpër nga e gjithë bota e lirë. Atëherë, poseduesit e Ballit Ujor të Beogradit shitën kompanitë e tyre që i kishin të regjistruara në Qipro. I mori të gjithë Amaari i Edi Ramës.
Kështu që ndërtuesit e vërtetë janë vëllezërit Kariç. Këtu del edhe një nga lidhjet me të fuqishme të Edi Ramës, që ka për flamur, flamurin e Beogradit, që ka për atdhe, Serbinë, që ka për zot, paratë që vjedh me Vuçiç,” tha Berisha.