Kreu i PD-së Sali Berishën u shpreh se nuk ka fyerje më të madhe se sa të krahasosh 7 kandidatësh e PD-së me Erion Veliajn.
'Ora e Betit' në RTV Ora, Berisha tha se Veliaj i ka bërë Tiranës të kundërtën e asaj që premtoi në fushatë dhe se e ka ndotur tej mase kryeqytetin e vendit.
Berisha: Të shtatë kandidatët që kanë kandiduar me Veliajn, nuk kanë fyerje më të madhe sepse janë të pakrahasueshëm me të. Kudo ku ka qenë ka vjedhur. Ishte ne qeveri dhe i dha fonde vëllait. Çfarë i premtoi Tiranës bëri të kundërtën, e ka bërë me Ramën, sepse nuk e bënte dot vetëm.
Kur u dorëzua Tirana nuk kisha firmosur asnjë kullë, por kisha firmosur bulevardin e ri, dhe sistemimin e lumit. Ky u zotua se nuk do të japë leje ndërtimi, por ky ka dhënë dhe e ka bërë Tiranën një ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë. Ka marrë vendime të tjera të tmerrshme në sistemin e lëvizjes që krijojnë grimca toksike. Si ky kryetar bashkie nuk ka pasur.