"Të dhënat e shqiptarëve kanë dalë nga brenda dhe jo nga iranianët".
Kryetari i PD, Sali Berisha tha në Ora e Betit, në RTV Ora, se në Shqipëri kanë dalë rrogat, numrat telefonit dhe të dhënat për SHISH dhe se nuk ka asnjë të hetuar apo të ndaluar për këtë çështje.
Berisha: Të dhënat kanë dalë nga brenda dhe jo nga iranianët. Ato merren vetëm nga brenda. Për çfarë arsye u lanë dosjet më sekrete në kasafortën e Saimir Tahirit? Pse u dogj instituti i kriminalistikës? Për të ndihmuar krimin. Të gjithë të kërkuarit kanë ikur.
Në Shqipëri kanë dalë rrogat, numrat telefonit dhe të dhënat për SHISH. Cilin ka arrestuar prokuroria dhe ka marrë në pyetje? Në 26 nëntor 51 persona vdiqën nga ndërtesat që ishin të pabanueshme nga tërmeti i 21 shtatorit, ndërsa gjykata para pak ditësh i la të pafajshëm përgjegjësit.