Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi deklaroi sot se maxhoranca vjedh paratë e qytetarëve, pasi nuk ua kthejnë në shëbime.
Ai theksoi se buxhetimi i arsimit është më i ulëti dhe paratë ikin në drejtim të paditur.
“Vazhduat me këtë rutinën tuaj dy ditore për buxhetin. Duket këtu sikur janë dy palë, njëra që e lavdëron buxhetin që jeni ju qeveria, kemi dhe palën tjetër që nuk e do buxhetin. Opozita, por në fakt opozita ka të drejt sepse buxheti nuk është siç dihet. Deputetet tuaj kanë vetëm një detyrë të ngrenë kartonat jeshilë. Ju buxhetin e shihni si bankomat, ku fusni kartat tuaja dhe më pas shkoni me pushime, për tendera sekretë, shkoni në ishuj. Ju përdorni në fakt paratë e palës së tretë, pala e vërtetë njerëzit. Ju i vidhni ata, sepse nuk ua ktheni më paratë në shërbime. Keni 10 vite po të njëjtat fjalë, buxheti më i madh, pagat më të larta, rilindja e para. Ju vini këtu me pompozitet, se buxheti është po i njëjti, pagat janë po të njëjtat. Buxhetimi i arsimit është më i ulëti, buxhetimi i arsimit është në vend. Paratë tuaja ikin në drejtim të paditur. Ku e keni bujqësinë ju se shumë mirë Braçe do e ngrejë shqetësimin e ullirit. Duke iu referuar të vërtetave te ai buxheti me fjalët e ndryshuara nga ju, çfarë nuk keni premtuar ju aty. Unë po kam vetëm për një aspekt, investimi i mbrojtjes kibernetike. Kam marrë fjalimin tim vjet ku kam thënë se investimet për kërkim shkencor janë sa udhëtimet me charter të Ramës. Dhe aq ishin vërtetë”, deklaroi Boçi.