I ftuar në “Drejt” në RTV Ora, pedagogu Shezai Rrokaj u shpreh se kërkesat e pedagogëve ishin të drejta në tërësinë e tyre.
Ai tha se profesorët në vendet jashtë nuk kanë sindikata, por vetëm punonjësit e universitetit, sepse kur ngrihet profesori në protestë kombi ka një problem të madh.
Rrokaj: Kërkesat e pedagogëve ishin të drejta në tërësinë e tyre. Kur kam qenë rektor mu desh të përballesha me protestën e pedagogëve dhe kam pyetur një kolegun tim në Bari. Ai më tha se që të mos dal kurrë kundër profesorëve që më kanë zgjedhur, ose në jam kundër të jap dorëheqjen.
Nuk pati një përkrahje të madhe, edhe pse kërkesat janë të drejta. Pati një rritje për një pjesë të mirë të universiteteve, pra që një gjysmë fitoreje. Ka një problem shumë të madh. Profesorët në vendet jashtë nuk kanë sindikata, por vetëm punonjësit e universitetit, sepse kur ngrihet profesori në protestë kombi ka një problem të madh.