-
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë thirrje nga Kuvendi i Shqipërisë që shqiptarët të bashkohen në 12 nëntor për të përmbysur këtë bandë nga pushteti.
Në fjalën e tij, Berisha theksoi se 12 nëntori është dita e gjyqit, gjyqit popullor ndaj qeverisë, e cila është tallur me shqiptarët, i ka vjedhur dhe i ka përzënë ata nga vatrat e tyre.
Berisha: 12-ta po vjen. 12 nëntori është gjyqi i madh që shqiptarët do t’ju bëjnë ju. Boll u tallët me shqiptarët, boll i shkelmuat ata duke i vjedhë, boll i përzutë ata nga vatrat e tyre. Mjaft është mjaft. 12 është dita e gjyqit, gjyqit popullor ndaj jush derisa, gjersa t’jua përmbysim karrigen, t'i përmbysim të gjitha. Qytetarë, 12 nëntori është dita juaj, dita e të vërtetës shqiptare, ndaj dhe ju ftoj kudo që jeni brenda dhe jashtë Shqipërisë të bashkohemi për të përzënë këtë bandë nga pushteti. Faleminderit!