Mega-afera e portit/ Berisha: 60 përqind të aksioneve i ka Rama e Olsi

Premte, 11 November 2022 13:28

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se mega-afera e Portit të Durrësit është më e madhja në Europë. Sipas tij, pas kompanisë që do të investojë, qëndron vetë Edi Rama dhe vëllai i tij, Olsi.

“Vetëm trualli, tokë publike e portit, kushton 3 miliardë euro. Vetëm ndërtimi i Dubait të Shqipërisë, kushton 3 ose katër miliardë euro.

 

Të gjitha këto nga një kompani ku 60 përqind të tyre nuk dihet se kujt janë, se janë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Edi Rama nuk do kishte mundur kurrë të fshihte 60 përqind të një kompanie miliardash po të mos ishte personalisht e tij.

Në këtë mega-aferë, Edi Rama i ka dhënë vetes, statusin e investitorit strategjik. I përjashtuar nga TVSH dhe taksat e tjera.

Me këtë mega-afera, Rama ka përjashtuar veten dhe vëllezërit Kariç nga taksa e infrastrukturës dhe taksat e tjera.

Me këtë mega-aferë, Rama ka përdorur skemë identike me Lukashenkon e Minskut dhe vëllezërit Kariç.

Me këtë mega-aferë, Rama ka shkelur nenet 70, 71 dhe 74 të MSA me Bashkimin Europian, që i imponojnë Shqipërisë, zbatimin e rregullave të konkurrencës, i imponojnë Shqipërisë, rregullat e transparencës së plotë.

Me këtë mega-aferë, Rama ka privuar Shqipërinë, por edhe BE-në dhe NATO nga porti mijëravjeçar. Komisioni i Transportit i BE e ka përcaktuar këtë port, si një nga dy portet strategjike në rajon.

Rama bëri përpjekje të turpshme për të përfshirë NATO-n në këtë aferë. Zëro interes nga NATO. Sekretari i Përgjithshëm e kuptoi se bëhet fjalë për një kurth korruptiv të një njeriu që vjedh vendin e tij,” tha Berisha.

"Kjo është mega-afera më e madhe në Europë. PD ka përgatitur materialin për ta dërguar në Gjykatë Kushtetues edhe tjetrin për të krijuar komisionin hetimor parlamentar.

Rama përpiqet të shtypë opozitën në parlament, por nuk do e arrijë kurrë. Opozita është sot më e fuqishme se kurrë. Ai gabon rëndë kur shan si halabak ordiner, duke treguar se çfarë edukate familjare ka marrë. Duke treguar se çfarë mendësie ka biri i xhelatit për kundërshtarin politik. Por e ka të kotë, do përballesh me opozitën, duke përballesh me popullin", tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...