Një ditë përpara protestës së 12 nëntorit, kryetari i PD, Sali Berisha, tha se “nesër Shqipërinë do e udhëheqë populli opozitar”. Berisha tha se protesta do të zgjasë sa të dojë populli shqiptar
“Policia në interesin e saj më të mirë, të mos bëhet mercenare e Edi Ramës. Këtë i them policisë unë. Ka Kushtetutë, protestuesit janë fuqia absolute morale e vendit. Mjerë ai që i prek.
Protesta do të zgjasë sa të dojë populli shqiptar. Sa t’i teket popullit opozitar. Ai është nesër sovrani i Shqipërisë,” tha Berisha.
Kryedemokrati tha se populli opozitar do përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile
“Ju kam deklaruar se opozita është në protestë, populli opozitar është në protestë kundër kësaj qeverie. Populli opozitar do përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile dhe do shpallë moton e tij nesër në protestë.
Sepse ne nuk mund të pajtohemi kurrë me shpërbërjen e kombit shqiptar nga konfiskimi i lirive të shqiptarëve nga një qeveri e lidhur kryekëput me krimin, drogën, vjedhjen dhe mashtrimin.
Ne e kemi shumë seriozisht këtë betejë,” tha Berisha.