Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve sot në të gjithë vendin të bashkohen në protestën kombëtare që mbahet në orën 16:00 në Tiranë. Berisha shkruan në Fb: “Sot, ora 16:00, është ora e shqiptarëve. Le të bashkohemi të gjithë në protestë!”
Thirrjen e tij, Kryetari i PD-së e shoqëron me pamjet e protestës së fundit madhështore që organizoi Partia Demokratike më 7 korrik.