Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë nga selia e partisë së tij për t’iu drejtuar sheshit para kryeministrisë për të protestuar. Meta tha se regjimi i Edi Ramës duhet rrëzuar ndërsa shtoi se protesta do jetë paqësore dhe demokratike.
" Rama të shporret urgjent. Të vijnë të gjithë në shesh t’i japim fund këtij regjimi. Buxhetin e vitit të ardhshëm Rama e ka krijuar për të vjedhur. E shikoni sa paqësore e demokratike është atmosfera.