Kreu i PL, Ilir Meta, në protestën para kryeministrisë deklaroi se në Shqipëri abuzohet nga qeveria, duke përmendur aferat korruptive. Ilir Meta u shpreh se një tjetër shqetësim i qytetarëve janë çmimet e larta të cilat janë bërë të papërballueshme. Sakaq, Meta përmendi grabitjen e buxhetit të shtetit nga oligarkët dhe mafia në pushtet.
“Miliardat e buxhetit, grabitjet me koncesione, PPP, tendera sekretë me 10 fishin e çmimit, asnjë lek nuk shkon në mbrojtjen e qytetarëve nga inflacioni. Paratë gllabërohen sepse mbi shpatullat e qytetarëve e bizneseve bie pesha e borxhit të rëndë publik, 14 miliardë euro, po e çon vendin drejt greminës financiare.”-tha Meta.
Marrëveshje historike kam nënshkruar me PD për t’i dhënë fuqinë qytetarëve. Përpara për të shpëtuar Shqipërinë e familjeve tona.”-tha Meta.