Analisti Ylli Manjani u distancua nga analisti Fatos Lubonja në një pikë lidhur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në këtë rast, Manjani, nuk ka pranuar që Lubonja të fyejë qentë për hatër të Veliajt.
“Më duhet të mos pajtohem thellësisht me Fatos Lubonjën, kur krahason qenin e rrugës me Erion Velinë, - shkroi Manjani në Fb.
"Më mirë votoj qenin e rrugës sesa Erion Velinë"- thotë Fatosi.
Qeni, edhe ai i rrugës, është fisnik, besnik e i dashur. Qeni shërben me përunjësi e mirënjohje. Qeni nuk gënjen kurrë. Qeni nuk është as mizë në bythë të kalit, e as plesht, përkundrazi ai si honeps dot parazitët, as pordhalecët.
Erion Veliaj i vret qentë e rrugës, kundër çdo norme!!! Nuk kanë krahasim. Qeni është shumë më lart sesa Erion Veliaj”, iu drejtua Manjani, publikisht, Lubonjës.