Mega-afera e Portit të Durrësit/ Meta: Projekt mafioz! Po rrezikohet lëvizja e lirë, drejtësia duhet të veprojë

Tuesday, 15 November 2022 12:36

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se në krye të mega-afersë së Portit të Durrësit qëndron Edi Rama.

"Pa asnjë diskutim në krye të kësaj afere është Edi Rama. Sepse është ai shkelës i Kushtetutës dhe ligjeve, dhe është mashtruesi i opinionit publik për të fshehur këtë projekt mafioz. Kjo është e qartë dhe fakte të tjera do dalin në vazhdim. Ai është mësuar që në çdo projekt, fut pjesë nga opozita, por përgjegjësia është e tij, firma dhe mashtrimet janë të tij. Kjo është përgjegjësi penale e padiskutueshme sepse bëhet fjalë për pronën më të rëndësishme të Shqipërisë".

 

"I jemi bashkuar iniciativës së deputetëve të Partisë Demokratike për të ngritur padi në Kushtetuese. Padyshim ne do ndërmarrim çdo iniciativë për parandalimin e këtij projekti mafioz. Shqipëria rrezikon që për një kohë shumë të gjatë të mbetet pa port mallrash," tha Meta.

Meta u shpreh se Rama synon të sakrifikojë edhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve duke i bërë thirrje drejtësisë të veprojë sa më parë për këtë hetuar këtë mega-aferë. Rama ka premtuar Pasaporta të Arta për këdo që blen apartamente te ky projekt.

“Për Pasaportat e Arta rrezikohet ndalimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në BE. Përse Edi Rama është i gatshëm të sakrifikojë edhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve? Për të pastruar paratë. BE ka qenë e qartë. Përse Edi Ramë është kundër transparencës, duke insistuar në avancimin e nxituar të këtij projekti mafioz?

A mungojnë në Europë investitorët? Errësira për këtë çështje madhore për t’i humbur Shqipërisë këtë aset si porti i mallrave dhe defaktorizimin e Shqipërisë si nga pikëpamja ekonomike dhe gjeostrategjike.

Projekti nuk është strategjik dhe as transformues por një biznes ndërtimi apartamentesh duke grabitur pronën më strategjike të Shqipërisë. Është koha që drejtësia të veprojë sa më parë për këtë mega-aferë që ne do i shkojmë deri në fund edhe me faktet e reja që do të bëjmë publike”, tha Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...