Deklarate nga Kuvendi.
Ne kundershtim te plote me rregulloren vazhdon te mos futet ne rend te dites kerkesa e nje grupi deputetesh te PD per Mocion me debat te finalizuar me Rezolute per Genocidin serb ne Kosove.
Kjo kerkese ne baze regullores duhet te diskutohej ne konferencen e kryetareve jo me larg se tre dite nga dorezimi.
Eshte dorezuar perseri me 1shtator, mbasi u bllokua sesionin e meparshem.
Me gjithe insistimin tone, premtimet e Kryetares se Kuvendit per korregjimin e kesaj shkelje te rende, asgje nuk ka ndodhur.
Vazhdon arbitrariteti, duke krijuar ne Kuvendin tone nje situate te pa precedente ne 30 vitet e demokracise.
Pa asnje dyshim ne themel te kesaj shkelje te rende qendrojne lidhjet Rama-Vuicic, frika per te vene gishtin mbi te vertetat e asaj periudhe tragjike, krimesh millosheviciane.
Qendron mungesa e vullnetit te kesaj maxhorance per te kerkuar se paku ate, qe eshte ne themel te stabilitetit e garancise se mos perseritjes te atyre aventurave, pranimin e pergjegjesive nga Serbia e kerkimin falje prej saj.
Fatkeqesisht kjo maxjorance edhe kete veprim demokratik perpiqet ta pengoje, duke shkelur te gjitha rregullat e parimet e parlamentarizmit.
Presioni i Vucicit, qe te tilla debate mos te ndodhin ne parlamentet e vendeve “mike”, sic duket eshte nje “tabu” e pa kalueshme per kete maxhorance, edhe me cmim neperkembjen e te drejtes universale e interesave kombetare e Rajonit per paqe e stabilitet.