Pse Alabar i fsheh botës Marinën e Durrësit? Kompanitë, asnjë informacion për projektin

Tuesday, 15 November 2022 13:32

 

Biznesmeni saudit Mohamed El Alabar, i fsheh botës informacionet për projektin e portit të jahteve në Durrës. Në asnjë nga faqet e kompanive të tij, nuk lançohet asnjë informacion për projekte në Shqipëri, gjë e cila shton dyshimet, se biznesmeni kërkon të mos cenojë imazhin global me një projekt të dyshimtë, si Marina e Jahteve në Durrës


Përfaqësuesit e qeverisë në Komisionin e Ligjeve mbrojtën projektin e Marinës së Jahteve në Durrës, me shprehjet e kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se projekti 2 miliardë dollarë do të ndërtohet nga kompanitë gjigante të biznesmenit saudit, Mohamed el Alabar. Megjithatë, kompanitë e Alabarit nuk kanë prezantuar asnjë projekt për Shqipërinë në faqet e tyre të internetit, aty ku mund të shikojnë nga e gjithë bota për investimet e ndërtuesit nga Dubai.

Syri Televizion konsultoi të dhënat e publikuara në faqet zyrtare të internetit të Alabarit, për projektet e kompanive të tij ‘Emmar”, “Nshama” dhe “Eagle Hill”. Në këto faqe kishte të dhëna për projektet e përfunduara dhe për ato në zhvillim nga kompanitë e Alabarit.

Aty gjendeshin të dhëna mbi ndërtimet në Lindjen e Mesme, madje edhe projekti në Beograd, i cili po zhvillohet nga “Eagle Hills” e Mohamed El Alabarit. Por, në asnjë prej këtyre kompanive, nuk përmendet askund projekti për ndërtimin e Marinës së Jahteve në Durrës. Duket disi e dyshimtë se cilat janë arsyet që biznesmeni saudit ka vendosur ta fshehë nga sytë e botës projektin në Shqipëri.

Më herët, Syri Televizion zbuloi se Alabar zotëron vetëm 40 përqind të kompanisë që do të zhvillojë kompleksin rezidencial në Durrës, “Eagle Hills Real Estate Development”. Ndërkohë, vijojnë të jenë sekret pronarët që zotërojnë 60 përqind të shoqërisë investitore.

Kompania e regjistruar në Shqipëri mban një emër të ngjashëm me një prej shoqërive të Alabarit në Dubai. Por, ‘Eagle Hill” në Emiratet e Bashkuara dhe “Eagle Hills Real Estate” në Shqipëri, nuk kanë asgjë të përbashkët, përveç emrit. Shoqëria e regjistruar në Shqipëri është në pronësi të një kompanie guaskë, me emrin “North East Real Estate”, e regjistruar në Dubai në fund të vitit 2021, me pronarë të panjohur.

Fakti që kompanitë e Alabarit refuzojnë të reklamojnë projektin në Shqipëri, forcon akoma më tepër dyshimet se ato nuk duan të cenojnë imazhin e tyre global me një projekt tepër të dyshimtë për Marinën e Jahteve në Durrës.

Modifikuar më E mërkurë, 16 November 2022 11:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...