Berisha: Rama po kërkon ta kthejë Durrësin në 'Dubain e tij' dhe në 'lavatriçen' më të madhe të Europës

Tuesday, 15 November 2022 15:21

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbledhur mesditën e së martës, Kryesinë e kësaj partie. Kryefjalë e tij në këtë takim ishte afera e projektit të Portit të Durrësit dhe planet e kryeministrit Edi Rama që i përmblodhi me emrin "vjedhje që nuk ndodh kurrë në botë", "makineri e vjedhjes".

“... Përpara kemi një armik shumëplanësh, i votës, i qenies, një dëbues si kurrë ndonjëherë në histori të shqiptarëve nga atdheu i tyre. Ngjarja e fundit që po debatohet sot në parlament, është e përmasave që tejkalon çdo lloj imagjinate, tejkalon çdo lloj kodi ligjor, etik, moral. Këta janë vërsulur në mënyrën më të papërmbajtur ndaj pasurive publike të vendit.

 

Edi Rama pasi ka garantuar të gjitha kanalet e narko-eurove, kërkon ta kthejë Durrësin në Dubain e tij, po njëkohësisht në lavatriçen më të madhe të Europës dhe më gjerë me 12 mijë e 600 apartamente. Në një truall prej 1 milion metrash katrorë, Durrësi bëhet qytetari më i pabanueshëm i botës. Tejkalon në dendësi për frymë, çdo lagje apo qytet mbi planet por këto janë anët që shoqërojnë këtë vjedhje të paimagjinueshme, këtë vjedhje që nuk ndodh kurrë në botë që një aferë si kjo të mund të shqyrtohet, të mund të projektohet, të mund të imagjinohet, por këtu ndodh se është makineria më e fuqishme e vjedhjes së një populli, makineria e Edi Ramës. Nuk ka të ngopur ai. “

Modifikuar më E mërkurë, 16 November 2022 11:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...