Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat dhe të rinjtë në Njësinë Nr.7 në kryeqytet.
Meta është shprehur se partia e Lirisë do të punojë fort dhe të mbrojë kauzat e qytetarëve nga padrejtësitë e keqqeverisjes Rama.
Postimi i Metës:
Kënaqësi të falenderoja sot ekipin drejtues të Partisë së Lirisë në Njësinë Nr. 7 të kryeqytetit për angazhimin e tyre të vendosur për kauzat që mbron Partia e Lirisë dhe aksionin tonë opozitar i cili do të përshkallëzohet deri në triumfin e padiskutueshëm të opozitës. Ndryshimi nis nga Tirana për Shqipërinë që u përket të rinjve!