Berisha: Shteti shqiptar fiton vetëm 200 mijë euro në vit, shqiptarët do paguajnë 2 miliardë për portin e ri

E mërkurë, 16 November 2022 14:04

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se mega-afera e Portit të Durrësit është vjedhja më e madhe në historinë e shtetit shqiptar.

“Shteti shqiptar, nga ndërmarrja e Edi Ramës me Alabarin, fiton 200 mijë euro në vit. Kaq është sipas ekspertëve të porteve dhe detit. Kjo është Çuçi-pay, se është i apasionuar pas jahteve.

 

Në një kohë kur ai port përpunon sot rreth 4 milionë ton mallra.

Tani do na bëhet porti i jahteve të Ramës, Olsit, Çuçin të mos e harrojmë, klientelës së tyre, dhe pastaj do të vijnë edhe disa të tjerë, ortakë të tyre, nga Ballkani dhe Arabia. Pra, këto janë disa aspekte, kurse fitimi i Edi Ramës dhe Olsi Ramës, i Karriçëve dhe stër-Karriçëve që janë me ta, është përrallor.

Ata marrin falas 3 miliardë euro truallin, ata ndërtojnë nga ky, 12600 apartamente, një barbari e vërtetë urbanistike. E tëra kjo në tërësi, shitje në ajër, shitje në themel, ndaj na duhet edhe amnistia fiskale, të vërshojnë lumenjtë e narko-eurove apo narko-paundëve drejt Shqipërisë.

Vetë kompania Rama-Alabara, investon gjithsej 2 ose 3 përqind, më së shumti,” tha Berisha.

“Nuk ka njohur toka një vjedhje si kjo. Ndërtohet për pasunarët dhe qeveritarët Marina Bay, paguajnë shqiptarët sikur të jenë skllevër rreth 2 miliardë për portin tjetër.

Kurse Rama, Olsi dhe Karricët e tyre, sipas asaj që kanë shkruar aty, 60 përqind, se e kanë sekret, 60-përqindëshi nuk mund të jetë kush tjetër përveç Edi Ramës, Olsi Ramës, Bledi Çuçit dhe klanit qeveritar të drogës. Nuk mund të jetë kush tjetër,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...