Berisha: Rama po merr portin për familjen e tij, do ngremë komision hetimor dhe do dalim në protesta

E mërkurë, 16 November 2022 14:20

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se do ketë një komision hetimor për mega-aferën e Portit të Durrësit.

Ai tha se do ketë edhe protesta ndaj asaj që e quajti si vjedhja më e madhe në histori.


“Meqenëse Edi Rama po vepron në mënyrë të rrufeshme për kalimin e ligjit për këtë marrëveshje, atëherë edhe ne në mënyrë të rrufeshëm të krijojmë komision hetimor parlamentar dhe ta dërgojmë edhe këtë në Gjykatë Kushtetuese. Duhet të parashikojmë edhe tjetër armë që kemi në dorë, protestat e fuqishme kundër kësaj grabitje të tmerrshme”.

“Aleksandër Vuçiç i jep atij Alabarit një copë breg lumi. Dhe aty ndodh një aferë e madhe, pasi nga 4 miliardë, investohen 20 milionë. Por ky shkatërron portin. Ky e merr për familjen e tij. Kush mund të jetë tjetër që ia fsheh emrin, përveç vetes së tij? Si mund të guxojë ai, nëse nuk është vetë prapa, të fshehë emrat e aksionerëve?

Ka një ligj, ndërkombëtar dhe kombëtar për transparencë, që e detyron atë të bëjë transparencë për çdo aksioner, për çdo pjesëtar të sipërmarrjes. Këta fshihen, se klani Rama është klani më mafioz i Europës. Çfarë bën ai? Ai kalon si sharës ordiner, dhe mendon se duke sharë, do i hutojë shqiptarët. Ky është një hajdut që gojën e përdor për të mbuluar vjedhjet e tij, gojë që e ka vetëm për të mbuluar vjedhjet.

Por kjo nuk shkon, ky është krim, mega-krim. Krimi më i madh që ka ndodhur ndonjëherë ndaj këtij kombi. Diktatori paranojak i varrosi në bunkere, ky po i shndërron në pasuri personale. Bashkë me Olsin e tij, dhe olsat e tjerë të drogës. Hajdeni, blini apartamentet e mia, thotë ju, live, në themel. Se ua legalizoj unë paratë. Këta janë të lidhura qartazi si drita e diellit.

Ndaj dhe është shumë e rëndësishme, qytetarëve t’u flasim dhe t’u shpjegojmë se çfarë po ndodh në kurriz të tyre. Porti është pasuria më e vlefshme e një vendi, nuk krahasohet me asnjë pasuri tjetër publike. Ndaj dhe ne, duhet ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet,” tha Berisha.

“Sigurisht ky është një proces që lidhet me largimin e Edi Ramës si armik i betuar i votës së shqiptarëve. Në diskutimet për buxhetin, duhet të përgatisim amendamentet, duhet të mbrojmë fuqishëm interesat e qytetarëve, interesat e biznesit, të denoncojmë çdo projektim të buxhetit për oligarkët, të lexohet me vëmendjen më të madhe dhe të kundërshtohet, sepse gjithçka është ndihmë për pushtetin e krimit të Edi Ramës," tha kryetari demokrat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...