'Opozita do të ndjekë 3 rrugë kundër projektit të Portit të Durrësit'

Premte, 18 November 2022 08:43

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ftuar mbrëmë në emisionin “Të Paekspozuarit”, u pyet se çfarë do të bëjë opozita që projekti i qeverisë për Portin e Durrësit të mos realizohet,

Sali Berisha tha se opozita do të ndjekë tri rrugë, që nga komisioni hetimor parlamentar, padia në Gjykatën Kushtetuese dhe protesta qytetare. Ai tha se për aq para sa ka firma që do të ndërtojë portin, duheshin bërë aksionerë qytetarët durrsakë, që porti të mbetej i tyre.


“Opozita do të krijojë komisionin hetimor parlamentar, do ta padisë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të ketë një protestë të jashtëzakonshme të qytetarëve që kanë jetuar dhe mbijetuar nga ai port. Po jepua atyre atë tokë, bëjini aksionerë ata, që futen me 10 mijë lekë. Kërkoi çdo qytetari nga 10 mijë lekë. 12 mijë apartamente janë. Do të bësh një mirësi për qytetin e Durrësit? Bëji durrsakët, që kanë shekuj që jetojnë me portin, aksionerë.

Një zonjë që punon për UN ka nxjerrë sot një shkrim: ‘Fati i portit të Durrësit, si porti i Bejrutit”. Atje e mbyllën portin dhe ndërtuan Portin e Marinës për jahtet e qeveritarëve dhe të pasanikëve dhe apartamentet, pasuri përrallore për ta. Identike si atje”-tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...