Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaron se amendamentet e Partisë së Lirisë për projektbuxhetin 2023 kanë si qëllim evitimin e rëndimit të menjëhershëm të barrës fiskale.
Partia e Lirisë ka propozuar shtyrjen e taksimit për profesionet e lira deri në kalimin e krizës.
“Amendamentet e Partisë së Lirisë për Projektbuxhetin 2023, për të evituar rëndimin e menjëhershëm të barrës fiskale dhe për të evituar dekurajimin e profesionistëve të lirë, në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi”, shkruan Meta.