Protesta e 6 dhjetorit, Noka: Rama i tregon BE-së Shqipërinë virtuale, ne do t'i tregojmë realen

Tuesday, 22 November 2022 09:39

 

6 dhjetori parashikohet ta gjejë Shqipërinë në pritjen e samitit të radhës së BE-së me Ballkanin Perëndimor, por nga na tjetër opozita pritet të zhvillojë protestën e radhës.

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, është shprehur se kjo protestë do t'i japë Ramës mundësinë e përdorimit të argumentit se PD-ja është anti-Evropiane.


Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se Edi Rama do i paraqesë evropianëve Shqipërinë virtuale por opozita me protestë do i paraqesë atë realen. Ai shtoi se çdo protestë është e shëndetshme për demokracinë e për të denoncuar monizmin.

Kreshnik Collaku: Nuk ka asnjë lidhje Rama me këtë Samit, vjen si një mesazh i fortë gjeostrategjik për Rusinë nga Ballkani. Pretendimi se Evropa ka nevojë të shohë një Shqipëri tjetër që proteston. Shqetësimi im mbetet se kjo lloj proteste nuk mund të jetë as e fortë, as e dhunshme e as masive, por do i japë Ramës një argument për të akuzuar PD-në si një forcë anti-Europiane. Mund ta bëjmë në data të tjera por në datën 6 ka një peshë më të rëndë.

Flamur Noka: Nuk ka dyshim, ne do të protestojmë me 6 dhjetor. Shqiptarët nuk kanë asnjë kompleks në këtë betejë, është një betejë kundër monizmit. Rama do i paraqesë europianëve Shqipërinë virtuale por ne me protestë do t'i paraqesim atë realen. Ne do të protestojmë kundër regjimit, ne do i mikpresim europianët duke iu thënë se në Shqipëri ka monizëm, jemi të varfër, vidhemi, po shpopullohemi, jemi duke u shkretuar. Por sërish ka njerëz të lirë. Me këtë shpopullim Rama ia ka kaluar dhjetëra pushtuesve në këtë vend. Ai është më barbar se barbarët, çdo protestë është e shëndetshme për demokracinë e për të denoncuar monizmin.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...