Dëshmia bombë e Çapjas: 'Politikani Taulant' pas vrasjeve në Elbasan

Tuesday, 22 November 2022 12:31

 

Në 3 shkurt të vitit 2016, gjatë orëve të mbrëmjes në Elbasan, në një lokal ku qëndronin miq dhe të afërm të familjes Çapja ndodhi një masakër me tre të vrarë dhe tetë të plagosur. Katër persona të veshur me kamuflazh dhe të maskuar me kapuça zbritën nga makina dhe hapën zjarr në lokal, duke shkatërruar gjithçka me breshëri automatiku. Plumbat thyen xhamat, duke depërtuar në tavolinat ku ishin ulur një grup burrash nga 25 deri në 55 vjeç.

Të vrarë mbetën Agron Çapja 50 vjeç, Ardit Sinakolli 27 vjeç dhe Eno Bedalli 37 vjeç. Të plagosur në Spitalin e Traumës u dërguan Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bledar Muça, Bujar Reshka dhe Florenc Çapja. Të plagosur në Spitalin e Elbasanit u dërguan Ardian Zharri dhe Arnold Çapja.

 

Rrëfimi i Ardian Çapjas për “politikanin me emrin Taulant”

 

7 vite më pas, Ardian Çapja ka folur në gjyqin që po zhvillohet kundër tij për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit. Çapja akuzon një “politikan me emrin Taulant” që ka dalë në përgjimet e masakrës së shkurtit të vitit 2016. Sipas tij, gjatë hetimeve doli në përgjime emri i një politikani me emrin Taulant, por përgjimet u fshinë me urdhër të gjykatës.

“Pas masakrës së 3 shkurtit 2016 unë nuk kam dalë më nga shtëpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të Gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmënd sepse më rrezikohet familja”, deklaroi Çapja.

Dëshmia ka qenë një bombë e vërtetë. Dyshimet janë se bëhet fjalë për Taulant Ballën, ish-drejtues politik i Partisë Socialiste në Elbasan, aktualisht në krye të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Balla është akuzuar vazhdimisht se ka përkrahur bandat që janë në hasmëri me Çapjat, duke i ofruar mbështetje policore, por edhe mbrojtje politike. Por kjo është hera e parë që emri i tij përmendet në sallën e gjyqit nga një prej protagonistëve të konfliktit mes bandave. Sipas Ardian Çapjas, përgjimet ku dilte politikani me emrin Taulant janë arsyeja që u vra avokati Ravik Gurra në Elbasan.

“Vrasja e avokatit Ravik Gurra lidhet me masakrën e 3 shkurtit. Prokurori Ridvan Sukaj nuk na ka marrë dëshmi për ngjarjen e 2016 dhe kjo është hakmarrje e Sukajt ndaj nesh. Hetimet vazhduan për 2 vite dhe nuk arritën të zbuojnë asgjë. Këtu ka filluar manipulimi dhe orientimi i hetimeve. Unë s’kam lidhje me vrasjen e 2012 sepse kjo vërtetohet nga qelizat telefonike që kam qenë jashtë vendit. Këtë manipulim e ka bërë prokurori Ridvan Sukaj. Kam dëgjuar në media që ju, prokurori Dibra, keni nën hetim vrasjen e avokatit tim Ravik Gurra. Ke tri telefona, ke dosjen time. Gjeje kush ka vrarë avokatin. Bëj drejtësi! Nëse zbardh vrasjen e avokatit Gurra, do zbulosh thesare. Politika në Elbasan është e lidhur me krimin. Nisini hetimet që aty. Hap hetimin e Ravikut, aty ke gjithë të vërtetën. Mos qesh ti prokuror se kur doja të bëja kallëzim për prokurorin Ritvan Sukaj, je larguar nga zyra me vrap. Unë jam më i drejtë se vetë drejtësia. Ridvan Sukës i kam bërë kallëzim për moshetimin e ngjarjeve. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam kërkuar që të zbardhë ngjarjen e 2016, por ai ka heshur dhe shkak ka qenë përgjimi i politikanit Taulant”, ka thënë Çapja në sallën e gjyqit.

Takimi misterioz i Ardian Çapjas me Edi Ramën

Nuk ka prova të takimit me Taulant Ballën, por një foto e Ardjan Çapjas me kryeministrin Edi Rama qarkulloi në media pak kohë më parë.

Kur gazetari Artan Hoxha ia tregoi këtë foto në emision, atëherë kryeministri Rama u shpreh: “Zotëria me zonjën më thanë a mund të bëjmë një foto tek hoteli dhe i thashë po patjeter. Kam qenë disa here në hotelin e tyre në Elbasan se ka sallë për evente dhe konferenca. Nuk isha i informuar për të shkuarën e tij”.

Fakti që Çapja thotë se politikani me emrin Taulant i kërkoi ndihmë, ngrihen pikëpyetje nëse foto është bërë në rrethana të tjera apo këto që ka treguar kryeministri.

Kush është Ardian Çapja

Ardian Çapja është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit. Siç ka treguar edhe vetë në sallën e gjyqit, atij i janë bërë 3 atentate, dy në vitin 2017 dhe një në vitin 2020 kur tentuan ta eleminojnë me snajper në oborrin e shtëpisë së tij. Kur policia i dërgoi formularin e OFL, aty shkruhej se Ardiani dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura për motive hakmarrjeje. Gjithashtu dyshohet se ai së bashku me të afërm të tij ka kryer vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016.

Në vitin 2016 ai u arrestua sëbashku me Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën pasi qëlloi më armë ndaj policisë. Por edhe pse gjithçka ishte e dokumentuar me video, gjykata e shpalli të pafajshëm, pasi policët nuk u identifikuan. Ai u arrestua sërish, pasi prokuroria e akuzoi për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij. Vrasja dyshohet se u krye për hakmarrje, pasi në vitin 2005 është vrarë, vëllai i Ardjanit, Sokoli.

“Në 2005 më është vrarë vëllai dhe ne si familje ia kemi lënë në dorë drejtësisë. Jam shoqëruar në polici për vrasjen e 15 gushtit 2012, ndërkohë që unë po vija nga Maqedonia. Deri në datën 13 gusht të atij viti kam qenë me pushime në Greqi. Më pas kam vendos me ikë në Maqedoni me ble kaldaja, ishim 4 veta mes tyre edhe nipi Florenc Çapja. Pa hyrë në Elbasan, na ka ndaluar policia dhe na kanë marrë në pyetje, aty kam marrë vesh kush ishte vrarë. Nuk njoh asnjë nga të dyshuarit e tjerë, nuk kam asnjë lidhje me ta. Prokuroria na bllokoi pasaportat dhe ndaluan nipin tim Florencin. Prokurori Ridvan Sukaj është i lidhur me krimin, i kam kërkuar që të zbardhen ngjarjet e mia që më janë bërë 3 atentate 2 në 2017 dhe një në 2020 me snajper”, u shpreh ai./LAPSI

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...