Kryetari i PD, Sali Berisha ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e thirrur nga pedagogët këtë të enjte para Parlamentit.
Lideri i opozitës kërkon mbështetjen e të gjithëve për pedagogët dhe universitetet.
“Universitetet në protestë kombëtare! Të gjithë në mbështetje të universiteteve!”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale.
Protesta e radhës do të zhvillohet ditën e enjte prej orës 10:00 para Parlamentit.
Stafi akademik ka paralajmëruar protestë pikërisht para seancës plenare ku pritet që të votohet edhe buxheti për vitin 2023.
Ata kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në mënyrë që të politikanët të ndryshojnë qëndrim ndaj arsimit të lartë.