Kryetari i Partisë së Lirizë, Ilir Meta zhvilloi një takim me kryedemokratin, Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike.
Takimi zgjati për rreth 45 minuta dhe Meta nuk pati një prononcim për mediat në lidhje me takimin, por edhe për mundësinë për të marrë pjesë në protestën e 6 dhjetorit.
Megjithatë, Meta, kur u pyet për pjesëmarrjen në protestën e 6 dhjetorit, tha teksa po largohej se: “Ne gjithmonë në dhjetor kemi qenë”.
Në takim, ishin të pranishëm deputeti Petrit Vasili dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.