‘Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD z. Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe n/Kryetarit të kësaj partie, Dr. Petrit Vasili.
Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës.
Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi’, - thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit e selisë blu.
Takimi mes Berishës dhe Metës u bë gjatë paradites së sotme në selinë blu.