Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook foton e Edi Ramës me Viktor Çervanakun, zyrtar socialist, në shtëpinë e të cilit në Frakull të Fierit, u zbulua një laborator kokaine.
Ish-kryetari i komunës Frakull punon aktualisht drejtor i administratës te OST, me rrogë mbi 2 mln lekë në muaj.
Syri.net siguroi sot foton e Ramës me Çervanakun gjatë një inspektimi të linjave të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.