Kryetari i PL, Ilir Meta ka publikuar një videomesazh në rrjetet sociale, duke theksuar se opozita nuk do thjeshtë rotacion politik, apo ndarje pushteti, por një ndryshim themelor në vend.
Meta thotë se opozita do të punojë për rikthimin e dinjitetit dhe sovranitetit vendit dhe popullit të Shqipërisë.
Postimi
"Beteja jonë nuk çështje pushteti. Beteja jonë është për të mbrojtur të ardhmen e kombit tonë, që është vënë seriozisht në pikëpyetje nga një grupim aventurierësh që synojnë shtypjen, varfërimin dhe largimin e shqiptarëve. Jemi për një mision. Nuk jemi thjeshtë për një rotacion, për një ndarje pushteti, jemi për një ndryshim të themeltë, jemi për të rivendosur dinjitetin dhe sovranitetin e popullit të Shqipërisë