Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një komunikim për mediat, u pyet lidhur me hetimet ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballës.
Meta nuk preferoi të komentonte, ndërsa rikthesoi se dhjetori është muaji i demokracisë dhe Europës dhe protesta më 6 dhjetor do të japë një mesazh të qartë.
Pyetje: Keni një koment lidhur me një vendim të Gjykatës Elbasanit ku dyshohet se është i implikuar Taulant Balla?
Meta: Jemi për të dhënë mesazhet më të rëndësishme. Dhjetori është muaji i demokracisë dhe Europës.