Zhdukja e Martinaj, akuza e fortë e xhaxhait: Ideatori është Edi Rama, ai na ka kërcënuar

E mërkurë, 30 November 2022 08:16

 

Dalin detaje të tjera nga historia enigmatike e Ervis Martinajt, i cili u zhduk natën e 9 Gushtit, duke lënë pas një thriller që herë sfumohet dhe herë rikthehet, gjithnjë me emra të njohur të krimit, politikës dhe biznesit.

Historia rikthehet në vëmendje për shkak të një interviste që dha xhaxhai i biznesmenit të lojërave të fatit Ervis Martinajt.

 

Faik Martinaj akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama si sponsor politik të rrëmbimit dhe zhdukjes së nipit të tij, duke u shprehur 100% i bindur për akuzat.

 

Sipas tij zhdukja e Ervis Martinajt nuk ishte thjesht përplasje mes bandash, por një ekzekutim i organizuar nga nivelet e larta të politikës dhe të biznesit, në shërbim të të cilëve u vunë 6 banda.

6 banda për vrasjen e Martinaj

Gjatë një interviste në Report Tv me gazetaren Odeta Dume, Faik Martinaj e quajti Edi Ramën ‘organizator’, ‘ideator’ dhe ‘iniciator’ të vrasjes së Ervis Martinajt.

Në emisionin në Report TV, gazetarja fillimisht transmetoi një prononcim të shkurtër me telefon të Faik Martinajt, në të cilin ai tha se për zhdukjen e nipit të tij u bënë bashkë 6 grupe kriminale me mbështetjen e qeverisë.

‘Në datën 9 gusht në 7 e 23 minuta pati mesazhin e fundit. Ato ishin 6 banda të lidhura me qeverinë me mbështetje politike kundërshtare. Kaq është e vërteta’ - dëgjohet të thotë në këtë prononcim xhaxhai i Ervis Martinajt.

 

 

Pas kësaj, gazetarja e telefonon direkt nga studio dhe Faik Martinaj tha se vrasja e nipit të tij nuk është kryer nga dora e hasmit. ‘Hasmi të vret, nuk e zhduk kufomën’ tha ai, duke bërë dallimin për vrasjet mes bandave.

Një tjetër moment ku familja Martinaj i bazon akuzat ndaj kryeministrit është një thirrje që Edi Rama e ka bërë në miting gjatë fushatës së kaluar, kur thotë se ‘ia dimë targat një drejtori të basteve’.

‘Edi Rama na e ka dhënë mesazhin që në fushatën e vitit të kaluar, që i ka thënë se ‘i them atij drejtorit të basteve’ dmth që atëherë na ka kërcënuar, se ‘ia dimë targën e makinës’ e kështu dmth. Unë e di zhdukjen e nipit tim, është kryeministri, organizatori është kryeministri Edi Rama me bandat e tij edhe me gjithë oligarkët që i kanë interesat nga bregdeti i jugut’ shprehet Martinaj.

Faik Martinaj tha se policia nuk ka asnjë mundësi të zbardhë të vërtetën, pasi është e kapur nga politika, por kërkesa që i bëjnë kryeministrit është që t’ua kthejë xhenazen e Ervis Martinajt, që ai të ketë një varr.

INTERVISTA E PLOTË ME FAIK MARTINAJ

Gazetarja: Po diskutojmë për Ulvi Skanën që ka humbur dhe dyshohet se ka lidhje zhdukja e tij me nipin tuaj, Ervis Martinaj. Ju keni deklaruar në polici, keni thënë se mesazhin e fundit jua dërgoi rreth orës 7 të pasdites në 9 Gusht.

Faik Martinaj: Rreth orës 7 e 23 minuta të pasdites, të darkës.

Gazetarja: Çfarë ju shkruante në atë mesazh?

Faik Martinaj: Asgjë. Kurrgjë. Kujdesni nga shtëpia, kaq.

Gazetarja: Thjesht ju përshëndeti?

Faik Martinaj: Ne e dinim, se ne na e ka dhanë mesazhin ky kryeministri i Shqipërisë, fatkeqësi kombëtare, kryekrimineli i kombit shqiptar, Edi Rama na e ka dhënë mesazhin që në fushatën e vitit të kaluar, që i ka thënë se ‘i them atij drejtorit të basteve’ dmth që atëherë na ka kërcënu, se ‘ia dimë targën e makinës’ e kështu dmth. Unë e di zhdukjen e nipit tim, është kryeministri, organizatori është kryeministri Edi Rama me bandat e tij edhe me gjithë oligarkët që i kanë interesat nga bregdeti i jugut. Kryesori, kryekrimineli i zhdukjes së nipit tim. Se hasmi të vret, nuk të zhduk kufomën.

Ndërhyn gazetarja: Zoti Faik! Zoti Faik! Unë kam dëgjuar edhe deklaratat e kryeministrit tonë Edi Rama që shkaktoi drejtorin e policisë se pret nga policia një version zyrtar.

Faik Martinaj: Po se nuk i intereson me e zbulu. Se ishin veglat e tij. Ky ishte iniciatori. Ky ishte organizatori i zhdukjes. Shiko, hasmi të vret, nuk e zhduk kufomën. Këtë, vetëm shteti, një SpiroKolekë i dytë dmth i zhduk kufomat.

Gazetarja: Pra ju besoni se nipi juaj është vrarë?

Faik Martinaj: 100% 100%, e di kryeministri këtë punë

Gazetarja: Për zhdukjen e nipit tuaj ka pasur deklarata nga kryeministri aktual që e ka komentuar, por edhe nga ish-kryeministri Berisha.

Faik Martinaj: Nuk i kam dëgjuar deklarimet e ish-kryeministrit Berisha, por (ndërhyn gazetarja: Dëshironi t’ua them edhe unë) por kam dëgjuar që në zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar kam dëgjuar kryekriminelin, kryeministrin aktual, kryekriminelin (ndërhyn prap gazetarja: Zoti Faik!) edhe që ka deklaruar para mijëra e mijëra qytetarëve në mitingje që ‘unë I them atij drejtorit se ne ia dimë targën e makinës’, pra ne na e ka kallzu që do t’jua zhduk.

Gazetarja: Po të lutem Zoti Faik! Ju më deklaruar se janë gjashtë banda, ju e dini që nipi juaj…

Faik Martinaj: Bandat e Edi Ramës, ata që kanë zaptu bregdetin e jugut, bandat e Edi Ramës, i din Edi Rama, e din, krimineli e din, kryekrimineli është Edi Rama.

Gazetarja: Nipi juaj është zhdukur që në datën 9 gusht zoti Faik dhe një pjesë e mirë e miqve të tyre, janë vrarë dhe ekzekutuar dhe vetëm para disa kohëve është ekzekutuar edhe familjari juaj Brilant Martinaj. U eliminuan edhe miqtë dhe në fund ai u zhduk.

Faik Martinaj: Të gjitha, të gjitha janë…

Gazetarja: Mendoni se kemi të bëjmë me bandat e tjera që mund të jenë hakmarrë?

Faik Martinaj: Jo, jo, bandat janë të Edi Ramës. Të gjitha këto. Është iniciatori, është ideatori i të gjithave. Skenari është i Edvin Kristaq Rama, krimineli i kombit.

Gazetarja: Por hetuesit po punojnë dhe të marrin në pyetje kundërshtarët e Ervis Martinajt dhe Brilant Martinajt. Ata rezultojnë jashtë fatkeqësisht. Mendoni se shteti i ka eleminuar këto të gjithë ndër vite? Saga e vrasjeve ka nisur në 2018.

Faik Martinaj: Moj motër, Edi Rama i ka qit prej burgut të përjetshëm. Leji ça rrenash fliten. Ky është mjeshtër. Shiko, kundërshtari, hasmi të vret, nuk ka me të zhduk xhenazen.

Gazetarja: Mendoni se është vrarë dhe kufoma është fshehur.

Faik Martinaj: Me porosi të Edi Ramës.

Gazetarja: Me pak fjalë kështu është shprehur edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Faik Martinaj: Kryeministri me gjithë oligarkët e bregdetit.

Gazetarja: Zoti Faik, por çështja është kthyer në politike, kanë folur edhe kryeministri aktual edhe ish-kryeministri. Z.Berisha thotë se është vrarë nipi juaj dhe kufoma mbahet peng. Nga ai e keni mësuar këtë?

Faik Martinaj: Jo, jo, jo, jo!

Gazetarja: Po nga e keni mësuar?

Faik Martinaj: Po e di unë se në fushatën e prillit të vitit të kaluar, na ka thënë. Ka dalë në miting dhe e deklaroi: ‘Unë i them atij drejtorit të basteve…’ Po deshe e kam këtu videon ta çoj në ëhatsapp, por deshe ta çoj. ‘Unë i them atij drejtorit të basteve, betohet, unë ia di targën e makinës, edhe në brimë të miut po u fut, ne do të të gjejmë’. Edhe e gjeti. Ashtu siç deklaroi edhe e bani, e gjeti. Dëgjo motër, hasmi nuk ka interes me të zhduk xhenazen dhe kufomën, mua baba nuk më ka lënë hasmëri me askënd. Kurse ky qafiri i kombit, Edvini (ndërhyn gazetarja: Të jemi pak korrektë se jemi në transmetim direkt) Edi Rama…

Gazetarja ndërhyn sërish: Nuk e mendoni pistën se miqtë e tij u eliminuan dhe ai mund të jetë zhdukur vetë?

Faik Martinaj: Jo moj, ca është zhduk, e ka thënë Edi Rama që në zgjedhjet e kaluara…na ka thënë do t’ju eliminoj…

Ndërhyn gazetarja: E mendoni këtë pistë? Duhet të presim, se ende nuk është zbardhu, të presim nga policia e shtetit.

Faik Martinaj: Dëgjo! Me gjithë konsideratën për policinë se unë kam punu ca vite në polici të shtetit, nja dhjetë vite. Me gjithë konsideratën që kam për drejtorin e policisë së shtetit, por nuk e len kush. A e kupton? Nuk e len kush. Se janë të gjithë të kapur nga Edi. Nuk i len ai. E kupton? Ai kundërshtarët politikë…

Ndërhyn gazetari tjetër i Report TV, Sokol Dema: Policia ju ka dhënë një verdikt, një provë përderisa jeni kaq i bindur? Dispononi ndonjë provë?

Faik Martinaj: Prova është Edi Rama, që na ka dhënë deklaratën në fushatën e kaluar. Na ka thënë ‘edhe në brimë të miut, ne jua dimë targën e makinës’. Ky është ideatori, ky është iniciatori, ky është me bandat e tij, ky është me oligarkët që ka zaptu bregdetin e jugut, janë interesa. Këtë edhe budallai e kupton… por ai ka të drejtë me fol, ne s’kemi të drejtë me fol. Ai të prangos, ai të vret, ai ta zhduk kufomën, ai t’i bën të gjitha. Unë do t’i bëj thirrje nëpërmjet emisionit tuaj: Të paktën xhenazen nxirre, të ketë një varr!

Ndërhyn gazetarja: Vrasjet para se zhdukej Ervisi, vrasjen e Brilant Martinajt dhe të miqve të tyre, me çfarë i lidhni?

Faik Martinaj: Deklarata e Dumanit, erdhi, qitën të gjitha këto pasoja. Dumani prokuror, Dumani i penduar. Dumani burg të përjetshëm, Edvin Rama e nxjerr prej burgut. Si kujtoni ju se nuk kanë lidhje këto punë? Me dosjet e me këto, kush i ka qit prej burgut të përjetshëm? Deklaratat e Dumanit, janë të gjitha këto, por krejt iniciatori është Edi Rama kryeministri kriminel i kombit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...