Deputeti socialist Erion Braçe ka akuzuar kreun e Grupit Parkamentar të PS, Taulant Balla se ka urdhëruar bllokimin e amendamentit që mbron bujkun në raport me tregtarin.
Në postimin e tij në Facebook, Braçe akuzon Ballën se ka urdhëruar edhe votën kundër një ndihme të vogël dhe konkrete për blegtorët.
Braçe ironizon Ballën duke theksuar se qëndrimi i tij paska ardhur pasi ka zbuluar se është kundër qeverisë dhe Partisë Socialiste. Ai e cilëson urdhrin e Ballës për të votuar kundër, një akt që reflekton padituri, ligësi dhe smirë.
Në fund ai ngre një pyetje se çfarë duhet të bëjë një deputet për të mbrojtur punëtorët e sektorit të bujqësisë. Ai shton se duhet thjesht të kërkojë një punë tjetër.
Postimi i plotë:
MIRE QE JENI ME TREGETARET;
PO ME BUJQIT CFARE KENI?!
Prej Qershorit te ketij viti, kam paraqitur ne Kuvend nje amendim ne ligj, i cili, VENDOS RREGULL NE TREG;
GARANTON BUJQIT PER PARATE E MALLIT TE TYRE!
Jane miliona euro qe GRUMBULLUESIT prej 6-9-12 muaj e me shume, NUK UA PAGUAJNE BUJQVE;
KANE BLERE PRODUKTE TE BUJQIT DHE PREJ KAQ KOHESH NUK U JAPIN PARATE!
Mendoni nje bujk qe ka punuar nga 4-5 muaj-ne ciklin me te shkurter, deri ne 9-12 muaj-ne ciklin me te gjate, per te patur prodhimin, prej tij te ardhurat, e kane shitur produktin dhe, KANE ME SHUME SE NJE VIT QE NUK MARRIN PARATE!
KAM PROPOZUAR NJE AFAT 50 DITOR PER TE PAGUAR PARATE TEK BUJKU!
Ne ligj, sot, ne kemi afat vec per te MBROJTUR TREGTARET, marredheniet mes tyre, asgje per bujkun ne raport me tregtarin.
PREJ QERSHORIT, PROPOZIMI LIGJOR QE KAM BERE ESHTE BLLOKUAR; 5 JAVE ME PARE, PROPOZIMI ISHTE NE KALENDAR PER TU DISKUTUAR NE KOMISIONE E SEANCE PLENARE;
POR PERSERI U BLLOKUA, NE MENYRE TE PALIGJSHME, JASHTE CDO PROCEDURE PARLAMENTARE, NGA KRYETARI I GRUPIT PARLAMENTAR TE PARTISE SOCIALISTE!
Perse? Sepse tamam ai, ka zbuluar se une jam kunder Qeverise se Partise Socialiste dhe se ligji bie ndesh me politikat e saj!!!!!!!!!
Pra, pa asnje efekt mbi buxhetin e shtetit, te propozosh qe bujqit te marrin parate e mallit shitur grumbulluesve, brenda 50 diteve, QENKA KUNDER QEVERISE DHE KUNDER PARTISE SOCIALISTE?!
Ky qofte!
Te enjten, urdheroi votim kunder nje ndihme te vogel e konkrete per blegtoret, punen e tyre, thjesht pse ishte propozim i imi; nje urdher qe reflekton padije-padituri, ligesi, cmire, qe gelojne mes atyre qe urdhrin e kane instrument fuqie, pushteti.
Ka bllokuar prej muajsh nje rregullim qe ndihmon e garanton bujqit TE MARRIN PARATE E PUNES E MUNDIT TE TYRE; teresisht ne menyre te paligjshme.
NE KETE PIKE, NJE PYETJE KAM:
CFARE DUHET TE BEJ NJE DEPUTET PER TE BERE PUNEN E TIJ, TE MBROJ PUNETORET E SEKTORIT ME TE GJERE TE EKONOMISE KOMBETARE, BUJQESISE?
Ua them vete;
DUHET TE KERKOJ PUNE TJETER!
AJER!