Kryetari i PD, Sali Berisha, ka organizuar një takim me banorët e njësisë numër 5 në Tiranë. Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama është armik i votës së lirë. Sipas tij, këtë gjë duhet ta mësojë Europa.
"U votua në mënyrën më kriminale, me urgjencë, grabitja e pronës më të çmuar që kanë shqiptarët sot, Porti i Durrësit. Grabitja e portit të Durrësit. Pra këto janë disa, por ne kemi 1 mijë e 1 arsye të tjera për të protestuar në datën 6. Për të ju thënë miqve nga e gjithë Europa, se ju jeni të mirë se ardhur, por me mikun flitet haptas. Ai burrë që është ulur aty me ju, është kryehajduti i historisë së kombit shqiptar. Kurrë ndonjëherë një shqiptar nuk e ka vjedhur këtë komb, siç po e vjedh Edi Rama duke shfrytëzuar të gjitha pushtetet sot dhe kjo është detyrë e mision për të ua thënë të gjithë të pranishmëve. Dhe po i bëtë të gjitha këto, se ai zgjedhje nuk bën dhe e ka shndërruar votimin fiktiv. Në diktakturë ne çdo 4 vite votonim, por problemi ishte se vota jonë ishte fiktive, ishte e vdekur pa u hedhur në kuti. Sot vota është përsëri fiktime. Atëherë atyre qelizave të frontit të dhënat ua jepte sigurimi i shtetit, sot tani ua jep databaze e qeverisë, portali e-Albania. Kjo është e vërteta dhe ata kalojnë si terroristë të kuq, nga një qytetar në tjetrin duke e terrorizuar.