Kryedemokrati Sali Berisha, në një takim me banorët e njësisë 5 në Tiranë foli për protestën të cilën e ka paralajmëruar të mbahet më datë 6 dhjetor.
Berisha tha se në këtë datë të gjithë duhet të jenë në shesh kundër keqqeverisjes dhe abuzimit të Edi Ramës.
Në tërë historinë të ardhmen e shqiptarëve nuk e ka vjedhur kush më barbarisht se Enver Hoxha dhe Edi Rama.
Dhe me 6 dhjetor, ai që i thotë vetes shqiptar, ai që e ndjen veten shqiptar nuk mund të jetë tjetër, veç në protestë, në protestë të fuqishme kundër Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.
Në këtë kontekst, çdo demokrat e demokrate, e ka për detyrë më shumë se asnjëherë tjetër, të marrë çdo masë, të bëjë çdo përpjekje që të gjendet në orën 12:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në një protestë të paparë ndonjëherë në historinë e Tiranës.”-deklaroi Berisha.