Denoncimi i fortë: Amant Josifi dhe Olsi Rama në krye të skemës që zhvati më shumë se 2.2 miliard euro

E Enjte, 01 December 2022 12:04

 

Para dy javësh, kryetari demokrat, Sali Berisha, bëri një denoncim të fortë.

Gjatë konferencës të së premtes, ai tha se vëllai i Edi Ramës, Olsi, dhe miku i tij, Amant Josifi janë në krye të një skeme të plaçkitjes së qytetarëve europianë.


Berisha denoncoi se vjedhja shkon në mbi 2.2 miliard euro.

Denoncimi i Berishës u faktua i vërtetë, pasi mediat kryesore spanjolle raportojnë se ky vend ka lëshuar një urdhër arresti për Amant Josifin, një njeri me lidhje të ngushta qeveritare në Shqipëri.

DEKLARATA E PLOTE E BERISHES

Një çështje tjetër madhore del në horizont në Shqipëri.

Disa polici të vendeve europiane janë stacionuar në Tiranë për të hetuar një skemë prej 2.2 miliardë euro plaçkitje të qytetarëve europianë nga call-centera në Shqipëri.

Sipas të gjitha burimeve, këto call-centera janë nën mbrojtjen e Olsi Ramës.

Që të informojmë saktë qytetarët, ka nisur një hetim i madh i call-centerave, që me telefonatat e tyre, orientojnë drejt investimeve qytetarë europianë. Veprimtari kjo e palejuar në Europë.

Por nëse ky hetim nga SKAP-i i partisë vazhdon, janë nën mburojë të plotë, call-centerat që kryejnë një veprimtari të tmerrshme kriminale, të një lloji tjetër, një grabitje monstruoze e qytetarëve europianë në Gjermani, Spanjë, Itali, etj.

Kjo grabitje bëhet me Bitcoin. Këto qendra nuk kontrollohen as nga SPAK dhe nga askush.

Famozi Amant Josifi, është kreu i meduzës i kësaj afere.

Këta kanë një aplikacion që u thonë se duhet të blini Bitcoin dhe ta vendosin në këtë kuletë dixhitale. Qytetarët e blejnë, e vendosin në këtë kuletë dixhitale, kujtojnë se e kanë këtu, por nuk e kanë.

Cili është fati i Bitcoin? Janë me emra dhe mbiemra dhe do t’ju informoj me më hollësi, se është çështje në zhvillim.

Këto Bitcoin, trafikantët, parelarësit, disponuesit e parave të zeza u ofrohen këtyre. Është një person super-ekspert, për të mos u prishë punë hetuesve ndërkombëtarë nuk po ia nxjerr emrin, i cili është i specializuar vetëm në konvertimin e Bitcoinit në para kesh për të ndërtuar kullat apo për të ndërtuar pallatet e portit të Alabarit.

Prisni se nuk është vetëm kaq. Ky person nuk është i vetëm, sigurisht, por është vetëm njëri i identifikuar.

Çfarë ndodh me Bitcoin, ku shkojnë?

Këto Bitcoin përfundojnë të gjitha në Emiratet e Bashkuara Arabe. Edhe këto që disponon rrjeti Rama-Josifi, Olsi bëjnë protektorin, u thuhet se kush punon këtu, nuk i prek njeri. E kanë marrë dhe kontraktuar edhe ata që bënin këtë lojën me bursën, i kanë futur në këto qendra që të bëjnë këtë tjetrën, tani këta janë të qetë se qeveria na mbron, dhe SKAP-i i partisë nuk hyn dot këtu, nuk ka punë këtu.

Teprica e tyre, që i mbetet ky rrjeti mafioz Rama-Josifi, përfundon sërish në Dubai, se bankat nuk hyjnë dot këtu.

Dhe sa është gjer më tani vjedhja që u është bërë qytetarëve? 2.2 miliard euro.

Në Tiranë kanë zbritur hetues nga disa vende, por ata po pengohen nga SKAP-i i partisë, që heton vetëm krahun tjetër të call-centerave, që duhet të zhduket dhe të mbetet vetëm këto, që mbushin kuletat dixhitale të këtij rrjeti, me Bitcoin që ua vjedhin qytetarëve europianë.

Unë besoj se arrita t’ju qartësoj këtë skemë, nga më monstruozet por me hollësi të tjera do të ju informoj në takimet e ardhshme. Kjo përbën një veprimtari kriminale, të dënueshme, për të cilën në unison mendohet se padrino është OlsiRama.

Ju e dini se si e përcolli, në mënyrë më antiligjore, drejtorin e policisë, Gledis Nano, me pretekstin se më spiunoi në ambasadë.

Dhe çfarë spiunimi mund të bënte një kryepolic? Por nëse një kryepolici ju thotë partnerëve veprimtarinë kriminale të qeveritarëve, ai bën një detyrë patriotike. Ai meriton dekorata. Ai mbron interesat e vendit dhe kombit të tij.

Nuk e njoh fare, s’e kam takuar kurrë Gledis Nanon, por di që në skemën e hetimit të call-centerave ishte Olsi Rama, sepse një pjesë e call-centerave po mbyllen për arsye të ndryshme. Dhe tek to tjerat që mbushin kuletat e këtij rrjeti të klanit Rama me Bitcoin, punojnë të qeta të pacenuara.

Falënderoj shumë autoritetet ligjzbatuese, spanjolle, italiane, gjermane e vendeve të tjera të cilat kanë marrë përsipër dhe po zbërthejnë këtë skemë të papërshkruar vjedhje të autoriteteve shqiptare, gjysmë zyrtare dhe zyrtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...