Dekonspirohet aksioni i spanjollëve për arrestimin e Amant Josifit: Si u njoftua miku i Olsi Ramës

E Enjte, 01 December 2022 12:08

 

Biznesmeni Amant Josifi, i cili ka punuar për një kohë të gjatë edhe si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes gjatë qeverisjes së Edi Ramës, konsiderohet si një prej personave kyç në skemën mashtruese me call-center, e cila besohet se ka zhvatur mbi 200 mijë persona në Europë, për një shifër prej 2.5 miliardë euro.

Mediat në Spanjë, vend i goditur më shumë nga ky mashtrim gjigant, raportojnë se ndaj shqiptarit Josifi është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.


Pak javë më parë, gjatë një operacion të përbashkët policor shqiptaro-spanjoll në vendin tonë, u bastisën zyrat e disa kompanive call-center në Tiranë, Vlorë dhe Elbasan. Rezultatet e atij operacioni, megjithatë nuk ishin domethënëse.

“Syri Televizion” mësoi nga burime brenda Prokurorisë Speciale- SPAK se operacioni mund të jetë dekonspiruar. Pjesë e veprimeve hetimore ishte kontrolli në zyrat e një kompanie që besohet se drejtohet nga Amant Josifi, në qendër të ish-Bllokut.

Por, kur policia shkoi në këtë ambient, u mësua se zyrat ishin boshatisur vetëm pak orë përpara se të niste bastisja.

“Syri Televizion” mëson gjithashtu se autoritetet spanjolle kanë lëshuar një urdhër-arresti për Amant Josifin rreth 3 javë më parë, por ai nuk është gjetur.

Amant Josifi rezulton një person me lidhje të forta me kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste. Ai vetë ka qenë këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, gjatë kohës që institucioni drejtohej nga Olta Xhaçka, e cila aktualisht është Ministre e Jashtme.

Gjatë kohës që këshillonte Xhaçkën, për Josifin u ngritën akuza të forta publike nga Organizatës për Raportimin e Krimit dhe Korrupsionit dhe disa media europiane, si i përfshirë në një skemë mashtrimi me call-center që përfshinte vende si Ukraina dhe Bjellorusia.

Amant Josifi është djali i ish-gjyqtares Pranvera Strakosha, një person i afërt me socialistët në pushtet.

Strakosha ka marrë dy herë votat e maxhorancës socialiste për drejtimin e Komisionit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil.

Link i shkrimit në gazetën spanjolle “El Pais”

https://english.elpais.com/economy-and-business/2022-11-29/global-cryptocurrency-scams-call-centers-fake-brokers-and-thousands-of-victims.html

Modifikuar më E Enjte, 01 December 2022 15:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...