Kryetari demokrat, Sali Berisha, përshëndeti presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier pas fjalimit që ai mbajti në Kuvendin e Shqipërisë. Berisha e falënderoi edhe për kujdesin që ai tregoi ndaj ish-presidentit të ndjerë, Bujar Nishani.
"Një përshëndetje të përzemërt presidentit Steinmeier për këtë vizitë në vendin tonë.
Presidenti vjen këtu si mik dhe kryetar i një shteti që ka ndihmuar Shqipërinë nga viti ‘90 deri me sot me mbi 1 miliardë e 300 milionë euro.
Një vend që ka mbështetur Shqipërinë në të gjithë përpjekjet e saj për të vendosur demokracinë dhe ekonominë e tregut.
Si ministër i Jashtëm, ai ka mbështetur çlirimin e Kosovës së bashku me qeverinë e vendit të tij.
Interesi i tij për Shqipërinë dhe shqiptarët ka qenë gjithmonë prezent.
Kam mirënjohje për kujdesin e tij njerëzor tejet të çmuar që tregoi për presidentin Bujar Nishani në momentet më kritike të jetës së tij.
Me këtë rast, i shpreh mirënjohjen më të thellë për aktin dhe gjestin e tij shumë njerëzor në mbështetje të përpjekjeve të presidentit Nishani në sëmundjen e tij,” tha Berisha.